Ne mbeshtetje te Vererave Shqiptare /In support of Albanian Wines

Vendi ynë si vend tipik mesdhetar, i ka të gjitha kushtet për kultivimin e hardhisë siç edhe rezulton nga zbulimet arkeologjike Shqipëria ka qenë një nga vatrat më të lashta të kultivimit të saj. Në fillimet e shekullit XX deri në vitet '20, vreshtaria shqiptare trashëgonte tiparet karakteristike të vreshtarisë mesjetare mesdhetare me ngastra të vogla familjare. Sidomos gjatë pushtimit prej 5 shekujsh nga perandoria turke, vreshtaria u përqendrua në zonat katolike dhe ortodokse të vendit (Korçë, Pogradec, Përmet, Leskovik, Vlorë, Shkodër). Feja myslimane e shekullit XVI e ndalonte prodhimin e verës. Në degradim mbeti vreshtaria shqiptare edhe në periudhën midis dy luftërave botërore, 1920-1945. 

Gjatë kësaj kohe dëmtime të mëdha solli edhe përhapja e sëmundjeve, si vrugu dhe hiri. Por goditja përfundimtare i erdhi vreshtarisë sonë nga shfaqja e filokserës, e cila në një periudhë dhjetëvjeçare 1930-1940, solli shkatërrimin e rreth një mijë hektarëve me vreshta. Periudha më dinamike e zhvillimit të vreshtarisë është ajo 1955-1990. Në përgjithësi periudha 1960-1975 llogaritet si më e mira për vreshtarinë tonë, si për nga rritja progresive e sipërfaqeve, ashtu edhe e prodhimit. Në vitin 1980 sipërfaqja e vreshtave arriti në 16 mijë hektarë. Pas viteve 1980, në Shqipëri, si pasojë e politikave të gabuara agrare dhe e ngushtimit të oborrit personal, gjendja e vreshtarisë keqësohet, numri i pjergullave ulet, vreshtat e prodhimit sa vijnë e degradohen, kurse për cilësinë, as që bëhet fjalë. 

Nga analizat e kohëve të fundit, vendi ynë në fund të viteve '90, megjithëse statistikisht regjistronte 20 mijë ha vreshta, shfrytëzonte efektivisht vetëm 10 mijë ha. Pas viteve 1990 vetëm 4 mijë ha vreshta mbetën në prodhim (1996). Vitet e fundit vihen re tendenca në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të mbjella me vreshta të reja. Pas vitit 1992 ka filluar investimi me punishte të vogla nga ish-teknikët dhe inxhinierët që u larguan pas privatizimit të kantinave. Në këto punishte prodhimi i verës është më cilësor dhe përpunojnë kryesisht Shesh, Kallmet, Viosh, Debinë, Serinë etj.

Te jemi ne mbeshtetje per ate vlere qe vendi jone eshte duke e humbur .

Kemi nje kulture shume te vjeter ne Vreshtari dhe Veretari , pse te mos rifitojme vendin qe na ka takuar ?

Te jemi sensibel ndaj kesaj Ceshtje . dhe ne mbeshtetje per firmosjen e ketij peticioni Online !  Flm  !